
Pasi seanca u ndërpre për gati 2 orë, ish-zvkryeministrja Belinda Balluku është rikthyer sërish në GJKKO. Ishin avokatët e saj dhe të dy zyrtarëve të tjerë ata që kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.
Teksa gazetarja Klodiana Lala i drejtoi një pyetje zonjës Balluku, kjo e fundit ka zgjedhur të ‘kyçë’ gojën, duke mos dhënë asnjë koment. Madje truproja i saj ka ulur çadrën, për të shmangur çdo kontakt të saj me mediat.
and then