Reshjet intensive “pushtojnë” qarkun e Korçës/ Pogradeci e Maliqi bashkitë më të goditura, dëmtohen dhjetëra banesa

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë 48 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të mëdha në qarkun e Korçës, sidomos në bashkitë Pogradec dhe Maliq, ku dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në Pogradec, deri më tani janë evidentuar rreth 50 banesa të dëmtuara nga uji dhe rrëshqitjet e dheut. Përveç banesave, reshjet kanë dëmtuar disa ura lidhëse dhe kanë krijuar çarje të mëdha në unazën rrethuese të qytetit si dhe në disa lagje të tjera. Për shkak të rrezikut, 3 familje janë evakuuar dhe strehuar përkohësisht nga autoritetet vendore.

Në bashkinë Maliq, situata paraqitet po aq e rëndë. Fushat bujqësore janë përmbytur plotësisht, ndërsa ekipet e emergjencës dhe punonjësit e bashkisë po punojnë pa ndërprerë për mbylljen dhe përforcimin e argjinaturave të dy lumenjve kryesorë të zonës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×