Situata me reshjet në vend/ Regjistrohen dëme të shumta materiale, Maliqi zona më e prekur! Mbi 130 objekte me prezencë uji

Qarku i Korçës vijon të përballet me pasojat e reshjeve intensive, por situata po shënon përmirësim të ndjeshëm në shumicën e zonave.

Bashkia Korçë Në njësitë administrative Bulgarec, Vithkuq, Drenovë dhe Mollaj uji është tërhequr plotësisht dhe po punohet për normalizimin e plotë të situatës.

Bashkia Kolonjë Janë marrë masa paraprake për devijimin e lumit në Qinam për të mbrojtur urën. Ura e Novoselës është riparuar dhe qarkullimi është normalizuar. NJVKSH po kryen shkarkimin, pastrimin dhe klorinimin e depos së ujit; banorët janë njoftuar të mos konsumojnë ujë derisa të dalin analizat.

Bashkia Maliq – zona më e prekur

  • 133 objekte rezultojnë ende me prezencë uji
  • Rrugë të dëmtuara ku po punohet: Mesmal–Velçan–Selcë, Lozhan Fshat, Desmir–Moçan dhe fshati Dolan
  • Rrëshqitje toke në 3 zona: • Dolan – 2 banesa në rrezik • Mesmal – 1 banesë në rrezik • Senisht – 2 banesa në rrezik Me mbështetjen e Forcave të Armatosura (Reparti 1033 Drenovë) janë riparuar dëmtimet në argjinaturën e lumit Dunavec dhe të lumit Devoll. Niveli i Devollit ka rënë rreth 70 cm, duke lehtësuar ndjeshëm situatën.

Bashkia Pustec dhe Devoll Situata paraqitet e qetë dhe ujërat janë tërhequr; vijon riparimi i dëmeve.

Bashkia Pogradec Hidrovori i Tushemishtit punon normalisht, situata po shkon drejt normalizimit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×