Situata nga reshjet në Lezhë, Gjekmarkaj apel institucioneve: Ndihmoni të gjithë të dëmtuarit, çdo vonesë është e pajustifikueshme

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, i ka bërë apel institucioneve shtetërore të ndihmojnë të gjithë banorët e prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive.

Gjekmarkaj e konsideron situatën e krijuar në këtë qark të vështirë dhe sipas tij, çdo vonesë në dhënien e ndihmës në zonat e prekura nga përmbytjet, është e pajustifikueshme.

“Situata me të cilën po përballen banorët e përmbytur në zona të Lezhës mbetet e vështirë. I ribëj thirrje institucioneve shtetërore që tu ofrojnë ndihmë të gjithë të dëmtuarve. Është e pajustifikueshme çdo vonesë dhe çdo tentativë për të minimizuar hallin dhe dëmin e mijëra të përmbyturve”, shkruan deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×