
Gazetarja, Klodiana Lala, gjatë intervistës dhëën moderatores Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë”, u shpreh se SPAK duhet të hetojë pasuritë e numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku, dhe dy vartësve të saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Lala tha se, ndryshe nga cfarë pritej, Rama dhe Balluku në vend të shkarkimit apo dorëheqjes zgjodhën të bëjnë betejë me drejtësinë.
E pyetur në lidhje me argumentimin e vendimit të sotëm të GJKKO për lënien në fuqi të masave të sigurisë për Ballukun, Gjylin dhe Elezin, gazetarja Klodiana Lala tha se është hapi më pozitiv i institucioneve të drejtësisë së re në raport me zyrtarët e lartë të cilët dyshohen të përfshirë në afera korruptive.
“Mënyra se si gjyqtari ka interpretuar çështjen duke argumentuar ndër të tjera se zonja Balluku mund të prishë prova për shkak të influecnës që ka, mund të intimidojë dëshmitarët që janë kryesisht vartës të saj, për shkak të pozitës që ka, ose mund të kryejë vepra të reja penale të së njëjtës natyrë për shkak se është duke kryer procedura të tjera tenderuese.
Mazhoranca duhet të kishte një qasje tjetër në raport me drejtësinë.
Rama e ka trumbetuar fort drejtësinë e re, por kjo reformë ka prekur njeriun e tij më të afërt në qeveri.
Do preferoja si qytetare që një zyrtar i lartë prezumohet e pafajshme deri sa ta vendos,ë do të ishte e moralshme që Balluku të jepte dorëheqjen”, tha Lala.
Klodiana Lala: së pari mendoj që në një vend normal askush nuk mund të intepretojë vendimet e një gjykate. Gjyqtarët dhe mund të gabojnë. Në gjykimin tim marrja e një vendim për pezullimin nga ushtrimi i funksionit dhe ndalimi për të dalë jashtë shtetit patjetër që është hapi më pozitiv i institucioneve të drejtësisë së re në raport me zyrtarët e lartë të cilët dyshohen të përfshirë në afera korruptive.
Mënyra se si gjyqtari ka interpretuar çështjen duke argumentuar ndër të tjera se zonja Balluku mund të prishë prova për shkak të influecnës që ka, mund të intimidojë dëshmitarët që janë kryesisht vartës të saj, për shkak të pozitës që ka, ose mund të kryejë vepra të reja penale të së njëjtës natyrë për shkak se është duke kryer procedura të tjera tenderuese.
Mazhoranca duhet të kishte një qasje tjetër në raport me drejtësinë.
Rama e ka trumbetuar fort drejtësinë e re, por kjo reformë ka prekur njeriun e tij më të afërt në qeveri.
Do preferoja si qytetare që një zyrtar i lartë prezumohet e pafajshme deri sa ta vendos,ë do të ishte e moralshme që Balluku të jepte dorëheqjen/
Duhet të presim cdo t ëndohë. E shoh si një përplasje të parë shumë të fortë mes mazhorancës dhe institucioneve të drejtësisë.
A duhet që SPAK të hetojë dhe pasurinë e zonjës Balluku dhe vartësve të saj? Patjetër që po! E kam
and then