
Barcelona rikthehet në Camp Nou me fitore. Katalanasit triumfuan 4-0 ndaj Bilbaos, në sfidën e La Liga.
Lewandowski dhe Torres vendosën pjesën e parë, me golat përkatësisht në minutën e katërt dhe 45-të. Në pjesën e dytë, Lopez thelloi shifrat. Torres realizoi golin e dytë personal, në fundin e sfidës. Barcelona kryeson kampionatin me 31 pikë.
Ndeshja e radhës për ekipin e Flick është ndaj Alaves, po në shtëpi.
and then