
Kryetari i PD, Sali Berisha publikon fjalimin e Ben Blushit në Parlament, kur “shkundi” Qeverinë.
“Rama inkurajoi drogën dhe varfërinë. E di Gramozi, Rama u bë kryeministër duke na qarë te shtëpia”, shprehet Blushi, ndërsa akuzon kreun e PS se “të vret pas shpine”. Berisha i quan deklaratat e Blushit si fjalimin e tij të jetës.
Blushi thekson gjithashtu se Edi Rama u bë kryeministër duke kërkuar mbështetjen e tij, të Gramoz Ruçit dhe figurave të tjera socialiste të kohës.
“Po, nuk e dini ju shumica që keni ardhur këtu (iu drejtohet deputetëve të PS në Parlament), por ne që për fat të keq kemi qenë, e dimë. Duke qarë… Unë nuk jam njeri banal. Unë flas për politikat, nuk flas për gjëra banale dhe sigurisht që nuk kam për t’i thënë shumë që di dhe shumë që më kanë thënë që di. Unë nuk tregoj me kë pi verë se nuk e derdh gotën e verës. Unë nuk vij në Parlament për të folur për gjëra personale, unë vij për gjërat që shqetësojnë Shqipërinë dhe komunitetin ndërkombëtar. Kush janë këto? Droga, është përgjegjës Edi Rama, e ka inkurajuar. Kush janë këto? Papunësia, është përgjegjës Edi Rama, e ka inkurajuar”, shprehej Blushi.
Ben Blushi: Ti Edi të vret pas shpine. Droga, është përgjegjës Edi Rama, e ka inkurajuar. Këto kanë ndodhur se është ky kryeministër. Eshtë Ilir Beqaj ministër i Shëndetësisë dhe është rritur kostoja e shëndetësisë me 46%. Se është Saimir Tahiri ministër i Brendshëm dhe ky e hoqi sepse ka patur shumë banditë këtu dhe këta nuk i kam sjellë unë. A më keni parë mua me një bandit? Ka shumë shqiptarëqë me akuzojnë se kam qenë shoku i Edi Ramës. Eshtë e vërtetë. Por a ka njeri që më thotë kam qëndruar me një bandit? A ka njeri që të më thotë se kam ndenjur me Elvis Roshin dhe të thotë se kam bërë deputet apo kryetar bashkie? A ka njeri që të thotë se kam qenë shoku i Koço Kokëdhimës unë? A ka njeri që të thotë se në 25 vjet, 17 vjet, Edi Rama kryetar bashkie, ministër, kryeministër, si është bërë? Ta pyesë Gramozin, si është bërë, duke na qarë ne të gjithëve tek shtëpia. Po, nuk e dini ju shumica që keni ardhur këtu (iu drejtohet deputetëve të PS në Parlament), por ne që për fat të keq kemi qenë, e dimë. Duke qarë… Unë nuk jam njeri banal. Unë flas për politikat, nuk flas për gjëra banale dhe sigurisht që nuk kam për t’i thënë shumë që di dhe shumë që më kanë thënë që di. Unë nuk tregoj me kë pi verë se nuk e derdh gotën e verës. Unë nuk vij në Parlament për të folur për gjëra personale, unë vij për gjërat që shqetësojnë Shqipërinë dhe komunitetin ndërkombëtar. Kush janë këto? Droga, është përgjegjës Edi Rama, e ka inkurajuar. Kush janë këto? Papunësia, është përgjegjës Edi Rama, e ka inkurajuar.
Nuk e kam qeverisur Shqipërinë për asnjë ditë, asnjë ditë. Kush është përgjegjës për kontrabandën në Shqipëri? Kush është përgjegjës për 350 mln euro nuk i merren të pasurve në Shqipëri por u falen në formë taksash. Këta janë miqtë e mi apo të Edi Ramës? Janë tradhtuar 400 mijë shqiptarë të varfër për të cilët nuk thonë asnjë fjali këtu. Jam unë apo Edi Rama? Ky është banalizimi i këtij Parlamenti!
and then