“A nuk bëni asgjë te kombëtarja?”, trajneri i Rubin Kazan ia thotë në sy Dakut: Çfarë volumi i ulët pune!

Mirlind Daku u kthye te goli me Rubin Kazan, pas një periudhe të gjatë kohe. Trajneri i ekipit rus, Rashid Rakhimov, u shpreh se është i pakënaqur me punën e Dakut, kur shkon në kombëtare.

“Fola me Dakun për të hequr presionin nga ai. E telefonova dje. Pasi u kthye nga ekipi kombëtar, e telefonova. I thashë se nuk më pëlqente mënyra se si po punonin në ekipin kombëtar.

Ne marrim informacion për ngarkesën e punës te Shqipëria dhe Kosova dhe pamë se si punonte Daku pa luajtur. Ishte e qartë se nuk ishte i tonifikuar. Trajneri në Kosovë është gjerman. Dhe ai nuk e ka idenë që nëse nuk luan, nuk stërvitesh. Por me Dakun, volumi ishte për të ardhur keq”, ka thënë Rakhimov në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Rakhimov shtoi- “E pyeta, ‘a nuk po bën asgjë?’. Po i mëson profesionalizëm. Po i japim një program për ta mbajtur të përgatitur. I thashë që edhe Messi ka periudha kur nuk shënon. Ju nuk duhet të mendoni për këtë, duhet të kryeni punën tuaj. Duhet të vlerësoni se si liga ka filluar t’iu trajtojë. Të gjithë po të shikojnë. Sot bëri punë shumë të mirë dhe bëri atë që di ta bëjë më së miri”, ka shtuar Rakhimov.

Daku ishte i grumbulluar për ndeshjet e fundit të kombëtares por nuk luajti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×