
FIA ka rihapur plotësisht llogaritë e titullit kampion për pilotë në Formula 1. Pas garës së sotme të Las Vegasit, ku Lando Norris u rendit i dyti dhe Oskar Piastri i katërti, FIA zbuloi se të dy makinat nuk përmbushnin trashësinë minimale të pllakës së poshtme të pasme. Për këtë edhe i ka skualifikuar zyrtarisht, ndërsa përfiton Vershtapen, që e mbylli si vend i parë.
Tejkalimi i pjesës në fjalë, që kontrollohet në disa pika të dyshemesë, përfundoi me skualifikim. Pikërisht kështu kishte ndodhur më parë me Hamilton dhe Hulkenberg.
Skualifikimi nga gara e funditt ka ndryshuar tërësisht situatën në renditje. Norris ka humbur 18 pikët e vendit të dytë dhe Piastri 12 pikët e vendit të katërt. Kjo e mban Norris me 390 pikë, ndërsa Piastri dhe Vershtapen janë barazuar me nga 366 pikë.
Holandezi Vershtapen është tashmë vetëm 24 pikë larg Norrisit kryesues, ndërsa në lojë mbeten 58 pikë. Pasi është dominuar një edicion i plotë, tashmë rrezikohet që si Norris dhe Piastri të mbeten pa titull. Aty për të përfituar ndodhet Vershtapen, që ka mundësinë në dy garat dhe sprintin e ardhshëm.
and then