“Korrupsioni ka përmbytur qeverinë”, Ervin Salianji thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës: Rama në krye të një strukture të kalbëzuar

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, në një takim me qytetarët në zonën e kombinatit u ka bërë thirrje këtyre të fundit që ti bashkohen protestës ditën e nesërme.

Ai theksoi se korrupsioni ka përmbytur qeverinë dhe sipas tij, kryeministri Edi Rama është në krye të një strukture të kalbëzuar.

“Protesto nesër, ora 18:00!
Korrupsioni ka përmbytur qeverinë, ndërsa qeveria ka braktisur qytetarët. Në vend të zgjidhjeve, menaxhon vetëm skandale, aferat dhe propagandën.
Edi Rama është në krye të një strukture të kalbëzuar që ka shkatërruar Shqipërinë për interesa personale, duke e lënë vendin pa shpresë, pa siguri dhe pa drejtësi. Nuk ka më kohë për të pritur. Nuk ka më justifikime. Koha është për reagim! Koha që Rama të largohet!”, shkroi Salianji.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×