La Liga/ Rikthim perfekt në “Camp Nou”, Barça “poker” ndaj Bilbao-s

Barcelona inauguron me spektakël “Camp Nou”-n e rinovuar, duke mposhtur Athletic Bilbaon 4-0 në një pasdite  të paharrueshme për tifozët blaugrana. Nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, katalanasit shfaqën një futboll dominues që nga minuta e parë. Vetëm pas katër minutash, Robert Lewandowski përfiton nga një gabim i mbrojtjes baske dhe hap serinë e golave, duke ndezur festën në stadiumin e sapo­përditësuar. Përpara pushimit, Barcelona godet sërish në kundërsulm me Ferran Torres, i cili dyfishon rezultatin pas një manovre të shpejtë dhe një ndërhyrjeje jo të saktë të portierit të Bilbaos.

Në pjesën e dytë, vendasit vazhdojnë të diktojnë ritmin. Fermin López shënon golin e tretë me një finalizim të saktë pas një kombinimi elegant me Garcia. Pak minuta më vonë, situata bëhet edhe më e vështirë për Bilbaon, që mbetet me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq ndaj Sancet, ndëshkuar për një ndërhyrje të rrezikshme pikërisht ndaj López. Në minutat e fundit, Barcelona vendos vulën e ndeshjes: Lamine Yamal shërben për Ferran Torres, i cili realizon golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrën. Fillimisht goli anulohet për pozicion jashtë loje, por pas verifikimit nga VAR, rrjeta quhet e rregullt.

Me këtë triumf bindës, Barcelona e Hansi Flick-ut rikthehet me një sukses tepër të rëndësishëm në shtëpinë e saj të re dhe barazon Real Madridin në krye të La Ligës, duke dërguar një sinjal të fortë për garën e titullit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×