Me armë me vete/ I vodhën një shtetasi automjetin, një në pranga, në kërkim bashkëpunëtori

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka zhvilluar kontrolle të vazhdueshme me fokus kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme. Si rezultat i operacioneve dhe administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, janë vënë në pranga dy shtetas dhe është proceduar penalisht një tjetër.

Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, arrestuan shtetasin:

Xh. Xh. alias Sh. Xh., 46 vjeç, banues në Karbunarë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Hetimet treguan se në datë 29.05.2025, ky shtetas, në bashkëpunim me I. S., 31 vjeç, i cili ende po kërkohet, i kanë vjedhur me dhunë automjetin një 41-vjeçari.

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×