Petova nën ujë, Luan Baçi thirrje qeverisë: Mjaft me propagandë! Fermerët kanë pësuar dëme të konsiderueshme

Deputeti i PD, Luan Baçi, i ka bërë thirrje qeverisë dhe Bashkisë Fier që të ndihmojë fermerët të prekur nga përmbytjet.

Sipas tij, në gjithë zonën përreth, përmbytjet e shkaktuara nga dalja e lumit Seman kanë goditur rëndë dhjetëra familje bujqësore.

“Fermeri Erjon Gjojdeshi në fshatin Petovë, së bashku me shumë fermerë të tjerë të zonës, kanë pësuar dëme të konsiderueshme në prodhimet e tyre si pasojë e daljes së lumit Seman.

Fermerët i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse, Bashkisë Fier dhe Ministrisë së Bujqësisë, të kryejnë detyrën e tyre, duke verifikuar dëmet e shkaktuara dhe duke dëmshpërblyer fermerët, në vend që të vazhdojnë me gënjeshtrat dhe propagandën e lodhur se ‘në Fier nuk ka probleme me përmbytjet’ dhe se ‘situata është nën kontroll’.

Në realitet, dëmet janë të mëdha dhe në disa zona banorët ndodhen në vështirësi serioze. Pikërisht në këto raste shteti duhet të tregojë përgjegjshmëri dhe seriozitet – gjë që, fatkeqësisht, nuk e ka treguar kurrë.
Reagoni!”, shkruan ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×