Shembja e Qukës-Qafë Plloçë, Blushi: Varr monumental korrupsioni, 260 milion euro

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me shembjen e aksit Qukës -Qafë Plloçë.

Në një deklaratë nga selia e PL, Blushi shprehet se aksi i inauguruar tre herë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku dhe i hapur zyrtarisht vetëm 2 muaj më parë, u shndërrua sot “në një tjetër provë ulëritëse të korrupsionit me “rrugët e florinjta” që rrëzohen si thes kaste edhe pse ndërtohen 5-6 herë më shtrenjtë se kudo në rajon dhe në vendet e Bashkimit Europian”.

Ai thekson se shembja ishte një katastrofë e paralajmëruar, që fatmirësisht nuk shkaktoi viktima tek qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që kalonin në segment.

Postimi i plotë:
Nga sot, rruga Qukës-Qafë Plloçë, për të cilën u deshën 14 vite për t’u ndërtuar dhe që u kostoi shqiptarëve 260 milion euro, është një tjetër varr monumental korrupsioni i Edi Ramës, një katastrofë e përsëritur dhe e paralajmëruar që për fatin e mirë edhe kësaj here nuk shkaktoi tragjedi në jetë njerëzish, për qytetarët, shoferët dhe pasagjerët që kalonin aty.
Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, që ndodh pak kohë pas shembjes së një tjetër rruge të florinjtë si Korçë-Ersekë dhe pas shpërthimit të aferës me Tunelin e Llogarasë, ku Rama-Balluku vodhën 50 milion euro me një të rënë të lapsit dhe 25 milion euro me dy urat që nuk i ndërtuan kurrë, është dëshmia e radhë që veprat ‘madhështore’ të kësaj Qeverie nuk janë autostradat, tunelet apo urat moderne, por vetëm hapja e gropave të zeza dhe të thella të korrupsioni skizofrenik në çdo sektor, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në bujqësi, në shëndetësi dhe në arsim.
Gropa që thellohen e zgjerohen gjithmonë edhe më shumë sa kohë drejtësia hesht dhe mbyll sytë para varreve monumentale të korrupsionit që hap Edi Rama me grabitjen e qindra miliona euro, të cilat duhet të kishin shkuar për rritjen e pensioneve, për rritjen e pagave për mësuesit dhe arsimtarët, apo për mbështetjen e sektorit jetik por të nënfinancuar të bujqësisë dhe që përfundojnë për ndërtimin e rrugëve të florinjta që shemben pas çdo shiu.
Sepse çdo rrugë e ndërtuar nga Edi Rama ka qenë dhe mbetet një instrument për të justifikuar grabitjen e taksave të shqiptarëve.
Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë nuk do të ndodhte nëse drejtësia do të kishte hetuar dhe zbardhur aferën e rrugës së shembur ende pa u inauguruar Korçë-Ersekë.
Ndaj dhe hetimet e aferës së tunelit të Llogarasë, të përqëndruara vetëm te Belinda Ballaku por jo edhe te Edi Rama, do të thotë se rrugë e vepra të tjera në infrastrukturë pritet të kenë të njëjtin fat.
Në këtë regjim, ku prioriteti i vetëm është korrupsioni dhe jo interesi publik, Edi Rama është ideatori dhe përfituesi kryesor i çdo afere të përbindshme korruptive.
Ndaj edhe të ngjashmit e Belinda Ballukut vijnë e ikin nga Qeveria, por aferat dhe gjakderdhja financiare vijon, sepse të gjitha rrugët e korrupsionit të çojnë vetëm te një emër: Edi Rama.
Pa hetuar dhe pa marrë të pandehur Edi Ramën askush nuk duhet të ketë iluzionin se në këtë vend ka drejtësi të pavarur, madje edhe nëse kjo mund të ndodhë sërish do të jetë vonë.
Në çdo vend tjetër, drejtësia do t’i kishte hedhur çelësat në det, një kryeministri që vjedh ditën për diell dhe pa maska, me rrugë të florinjta që shemben ose para ose pak muaj pas inaugurimit, por që ende vijon të jetë i lirë edhe pse sot ka një kabinet në liri dhe një kabinet në burg.
Shqiptarët meritojnë drejtësi për vjedhjen e qindra miliona eurove dhe drejtësi do të nisë vetëm kur Edi Rama të merret i pandehur.

Faleminderit!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×