VIDEO/ Dëmet nga reshjet e dendura, Bariu në Sarandë: Kam rreth 30 vjet këtu, nuk e kam parë argjinaturën të çahej kështu, m’u mbytën 40 bagëti

Pamje e rëndë është kjo jo vetëm për bariun Shkëlqim Çaushaj por edhe për këdo që e sheh. Kjo situatë rrebeshi e ditëve të fundit ishin ditët e fundit edhe për shumë bagëti të imta që uji nga çarja e argjinaturës përmbyti stallat e barinjve.

Është një shifër prej 700 krerë bagëti të imta që u mbytën. Bariu Shkëlqim Çaushaj, thekson se i janë mbytur 40 krerë dhe se e ka gjetur stallën nën pushtimin e ujit.

“Katastrofë si kjo nuk ka bërë vaki. Kemi nja 30 vjet që rrimë këtu. Nuk na ka ndodhur ndonjëherë të çahej argjinatura në këtë mënyrë. Më janë mbytur nja 40 krerë.

Kur erdhëm në stallë ishte plot me ujë dhe nuk kishim mundësi të shpëtonim asnjë. O burra ikëm dhe ne se mos na merrte uji. Nuk dimë se çfarë do bëjmë. Po na ndihmoi shteti faleminderit,”, tha bariu Shkëlqim Çaushaj në Çukë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×