
Anëtarja e PD, Adriana Kalaja, në një intervistë për News 24 theksoi se SPAK nuk i ka krijuar asnjë problem pas çdo denoncimi që ajo ka dorëzuar.
Kalaja shton se në çdo denoncim ka vendosur vulën dhe firmën e saj që ka dorëzuar në SPAK.
“Dua ta sqaroj! Që unë disponoj dhe licencën e ekspertit kontabël. Dhe për çdo dosje që kam çuar në SPAK, deri më sot, për sa kohë kam vënë firmë dhe vulën dhe fytyrën time.
Deri më sot në asnjë rast SPAK-u nuk më ka krijuar një problem të vetëm që të më thotë kjo provë apo ky dokument, apo ky pretendim i znj. Kalaja nuk ekziston.”, tha ajo.
and then