Afera e Ballukut/ “260 mln euro dëm për të shkurtuar 4 minuta rrugë”! Flet inxhinieri që çoi në SPAK rrugën Qukës-Qafë Plloçë: Sot projektet po i bëjnë ish-shoferët

Inxhinieri Romeo Nazarko, i ftuar në studion e News24, duke folur për problematikën që shfaqi këto ditë rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, akuzoi ministrinë e Infrastrukturës se ka lëshuar licenca false të inxhinierëve për këtë vepër me një kosto të lartë 260 mln euro.

Si një nga personat që denoncoi ndër të parët këtë tender dhe investim si një projekt jashtë standardeve dhe pa cilësi, Nazarko tha se sot rrugët në Shqipëri nuk i bëjnë inxhinierët e vërtetë por ish-shoferët që hapin kompani dhe plotësojnë dosje me dokumenta fiktivë.

“Qukës-Qafe Pllocë është një rrugë e rrezikshme, mund të ketë rrëshqitje të tjera. Ai segment është i rerëzikshëm për udhëtarët.

Nuk është se nuk dimë të bëjmë rrugë, shiheni rrugën e vjetër të Pogradecit. Shirat njëlloj bien si në Pogradec dhe Qafë Pllocë, pse këtu bie rruga dhe atje jo.

Vitet e fundit nuk po i bëjnë rrugët inxhinierët, por ish-shoferët që kanë hapur kompani dhe nuk marrin as inxhinierë, plotësojnë dosjet e tyre me licenca fikteve. Është fakt dhe prokuroritë duhet të ndryshojnë formën e të hetuarit.

Do të futen të gjithë drejtorët në burg, nuk duhet të nisin hetimet nga poshtë-lart, por lart-poshtë. Duhet të fillojnë nga ministria, procedurat e lincencimit të gjithë inxhinierëve, kush i lëshon këto licenca fiktive dhe nëse ti ke frenuar në burim pasojat nuk bien poshtë. Pastaj fillon me urdhrin e inxhinierit që nuk e kanë bërë”, tha Nazarko.

Romeo Nazarko: Është rrugë e pambyllur, është bërë një pjesë e saj. Pjesa e skapatave zënë në volum të madh të punimeve. Aty ka probleme me muret mbajtëse, që në gjuhën teknike quhet taramesh. Ky problem është dhe në rrugën e Kolonjës.

Nuk është se nuk dimë të bëjmë rrugë, shiheni rrugën e vjetër të Pogradecit. Shirat njëlloj bien si në Pogradec dhe Qafë Pllocë, pse këtu bie rruga dhe atje jo. Vitet e fundit nuk po i bëjnë rrugët inxhinierët, por ish-shoferët që kanë hapur kompani dhe nuk marrin as inxhinierë, plotësojnë dosjet e tyre me licenca fikteve. Është fakt dhe prokuroritë duhet të ndryshojnë formën e të hetuarit. Do të futen të gjithë drejtorët në burg, nuk duhet të nisin hetimet nga poshtë-lart, por lart-poshtë. Duhet të fillojnë nga ministria, procedurat e lincencimit të gjithë inxhinierëve, kush i lëshon këto licenca fiktive dhe nëse ti ke frenuar në burim pasojat nuk bien poshtë. Pastaj fillon me urdhrin e inxhinierit që nuk e kanë bërë.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×