
Në Tiranë u zhvillua ceremonia përkujtimore kushtuar kontributit të familjes Maqellara-Nasufi-Dine përgjatë një shekulli në formimin dhe mbrojtjen e shtetit shqiptarë me theks të vecantë mbi figurën e Fiqiri Dines.
Sipas studiuesve, Fiqiri Dine është një personalitet i shquar i gjysmës së parë të shekullit Xx, me veprimtari të gjerë administrative dhe ushtarake, dhe me detyrën e lartë të Kryeministrit në vitin 1944, mbetet një figurë që ka lënë gjurmë në historinë e shtetit shqiptar. Në emër të Shoqatës ‘Bashkësisë Dibrane’ Saimir Shatku vlerësoi figurën e Fiqiri Dines.
“Shoqata Bashkësia Dibrane me vendimin e saj të datës 19 Nëntor 2025 I jep Fiqiri Dines Maqellara pas vdekjes titullin “Fisnikëria e bashkësisë Dibrane ne Tiranë me motivacionin në vlerësim të kontributiti të shquar si figurë strategjike ushtarake ísh kryeministër I shqëipërisë në një periudhë të vështirë të kombit shqiptarë.Patriot dhe strateg i dalluar që luftojë për cështje kombëtare”, tha Saimir Shatku, kreu i Shoqates ‘Bashkesia Dibrane’
Kurse Dine Dinia, nipi i Fiqiri Dines u shpreh se duhen thënë disa të vërteta që e keqja mos të përsëritet.
“Unë jam shpresëplotë optimist që kjo gjë do të ndodhë edhe fakti që sot u bë një ngjarje e tillë na nderon pamasë.
Studiues, përfaqësues të institucioneve, familjarë dhe qytetarë të zonës, sollën në vëmendje rolin e këtyre familjeve në ngjarjet kyçe të historisë kombëtare.
“Ky përkujtim solemn i veprës së Fiqiri Dines, më tepër se një akt qytetarie ngjason me një manifestim nacional është një thirrje indirekte për të na kujtuar që dibranët dhe gjithë shqiptarë kanë një detyrë të vetme dhe kryesore bashkimin kombëtar shqiptarë”, u shpreh prof.dr Bajram Xhafa.
Kurse Partia e legalitetit, me rastin e 100-vjetorit të Legalitetit i dorëzoi mbesës së familjes së Fiqiri Dines çertifikatën e mirënjohjes.
“Historia është e dhimbshme dhe e trishtueshme për Fiqiri Dinen”, tha Besim Ndregjoni, kreu i te perndjekurve politikë
Vlerësime për figurën e Fiqiri Dines, kanë shprehur dhe familjarët. Mbesa e tij, Pranvera Berberi u shpreh – jemi mbledhur pë rtë ringjallur pjesnë e ndirut të kësaj familje.Një pjesë që mund të jetë plurosur nga vitet por nuk është shuar kurrë.Historia e një familje nuk mund të mbetet një libër I harruar.Ne jemi këtu për ta hapur dhe lexuar dhe për ti dhënë sërish zë.Kjo është një familje patriotike e cila luftoi për pavarësinë dhe itentitetin e Shqipërisë.
Përfaqësuesit e Gjimnazit “Fiqiri Dine” në Maqellarë që mban emrin e tij, ndanë çertifikata mirënjohje për disa figura të Dibrës.
and then