
E vështirë për t’u besuar, por Real Madrid frenon atëherë kur më pak pritej, ndaj Elche-s në transfertë, madje ishin dhe me fat që dolën me një pikë pasi goli i barazimit erdhi vonë, në minutën e 87-të. Ky frenim i fortë, i jep mundësinë Barçës të ngushtojë diferencën në vetëm 1 pikë me Realin kryesues.
Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Elche kaloi në avantazh me Febas në minutën e 53-të. Vendasit ngritën një “mur” të fortë, duke mos lejuar Mbappe me shokë të depërtonin në zonë. Në minutën e 78-të, pas një rrëmuje në zonë, Huijsen devijoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1. Elche i befasoi pak minuta më vonë, me Alvaro Rodriguez që gjeti sërish prekjen fituese duke kaluar vendasit në avantazh. Ekipi i Alonsos tentoi në çdo formë të rikthehej në lojë dhe më fund, pas disa tentativave, Bellingham në minutën e 86-të barazoi shifrat në 2-2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.
Pavarësisht këtij hapi fals, Alonso nuk e bën dramë: “Është pjesë e futbollit. Pas një fillimi dinamik kanë ardhur disa rezultate që nuk i dëshironim. Duhet të vijojmë të shohim përpara. Sigurisht që nuk jemi të kënaqur, në Madrid ka rendësi vetëm fitorja, duhet të fitosh gjithnjë. Gjithsesi, ka ende shumë ndeshje në lojë, të mendojmë për ndeshjen e radhës”, u shpreh Alonso.
()
and then