Fushë Arrëz, banesa e rrethuar nga policia në Orosh, identifikohet një nga personat e armatosur. 24-vjeçari kërcënon se do të qëllojë

Identifikohet një nga personat e armatosur që gjendet brenda një banese në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Mësohet se 24-vjeçari Julian Cumraku ka kërcënuar policinë se do të qëllojë mbi ta.

Prej mëngjesit të sotëm, plicia ka nisur një aksion në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh.

Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë

Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×