
Gazetari Almer Toska, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka dhënë detaje të reja mbi hetimin që SPAK po zhvillon ndaj Belinda Ballukut, duke u ndalur veçanërisht te dyshimet në kuadër të hetimit pasuror.
Sipas Toskës, në një nga dosjet e hetimit, dyshohet se një bankë e nivelit të dytë në Tiranë ka transferuar 50 milionë euro drejt Austrisë, në emër të një shtetasi nga Kosova, të quajtur Lirim Fejzullahu. Gazetari theksoi se autoritetet dyshojnë se këto fonde mund të jenë për llogari të Belinda Ballukut.
“Nëse kjo vërtetohet, kjo do të ishte një nga akuzat më të forta që rëndon ndaj Ballukut,” tha Toska, duke nënvizuar rëndësinë e këtij hetimi pasuror për çështjen në fjalë.
Hetimi vijon, ndërsa SPAK po shqyrton të gjitha transaksionet dhe lidhjet financiare të mundshme që mund të konfirmojnë ose heqin dyshimet në këtë rast.
and then