LIVE – “Foltorja 2” e PD para Kryeministrisë, opozita protestë në Bulevard

Ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita po mban sot “Foltoren” e dytë para Kryeministrisë.

Tubimi i lajmëruar nisi në ora 18:00. Një foltore është improvizuar para godinës së qeverisë.

Duke e quajtur “Foltoren 2”, Berisha më herët u shpreh se qëllimi i saj nuk është vetëm shpëtimi i opozitës, por i Shqipërisë nga krimi dhe korrupsioni i qeverisë. Ai paralajmëroi se fundi i qeverisë do të vijë nga kjo betejë në shesh.

Foltorja nuk ka mision të shpëtojë opozitën por ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga krimi. Fundi i qeverisë do vijë nga ky shesh. Ne do vijojmë betejën tonë si misionarë dhe do vijojmë deri në largimin e tyre dhe rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

Në fokus të protestës së sotme vijojnë të jenë akuzat ndaj qeverisë për “heshtjen” e opozitës në parlament, korrupsionin si dhe mungesën e votës së lirë.

Për mbarëvajtjen e protestës, policia ka marrë masa duke rrethuar për mbrojtje godinën e Kryeministrisë, ndërsa rrugët që çojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë kufizuar për qarkullim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×