“Masat e sigurisë ndaj Ballukut janë vendosur mbi kritere ligjore”, Logu: Pezullimi nga detyra dhe heqja e pasaportës janë të justifikuara

Juristi Marash Logu, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24, ka komentuar masat e sigurisë të vendosura ndaj Belinda Ballukut, e cila është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK në kuadër të një hetimi për tenderat publikë.

Sipas Logut, si prokurori ashtu edhe gjyqtari kanë vepruar mbi bazë ekskluzivisht ligjore, pa sjellë argumente politike. “Ata kanë parë sesi kriteret e parashikuara në ligj aplikohen në rastin e Ballukut,” deklaroi ai.

Juristi shpjegoi se ligji kërkon plotësimin e disa kritereve për vendosjen e masave të tilla:

-Dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova

-Rreziku i prishjes së provave

-Rreziku i largimit nga vendi

-Rreziku i kryerjes së mëtejshme të veprës penale

Sipas Logut, prokurori dhe gjyqtari kanë konstatuar se në rastin e Ballukut jo vetëm që ekziston një dyshim i arsyeshëm se ajo ka përcaktuar fituesin e një tenderi publik, por edhe se përmbushen të katër kriteret e sipërpërmendura.

Ai theksoi se gjykata ka vlerësuar se Balluku, për shkak të rolit të saj politik, mund të “dëmtojë provat shkresore që do të mblidhen” dhe se ekziston rreziku që ajo të “intimidojë dëshmitarët” që pritet të pyeten gjatë hetimit.

Logu sqaroi se heqja e pasaportës është një masë e marrë “për të parandaluar largimin nga vendi”, ndërsa masa më e diskutuar ka qenë ajo e pezullimit të Ballukut nga ushtrimi i funksionit.

Ligji parashikon se masa e pezullimit nga detyra nuk mund të vendoset për personat e zgjedhur, por juristi theksoi se gjykata ka analizuar me kujdes se cilët funksione konsiderohen “të zgjedhura”.

Ai u shpreh se sipas interpretimit të gjyqtarit personat e zgjedhur përfshijnë kryetarët e bashkive, anëtarët e këshillave bashkiakë dhe deputetët dhe se zv/kryeministri nuk hyn në këtë kategori, dhe vendosja e masës së pezullimit nuk cenon funksionin e saj si deputete.

Logu shtoi se masa e pezullimit nga detyra është përdorur më parë edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të lartë dhe përbën një praktikë të zakonshme kur kërkohet garantimi i mbarëvajtjes së hetimit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×