Moti i keq/ Nis të tërhiqet uji pas mbylljes së argjinaturës së lagunës së Vainit

Pavarësisht fillimit të uljes së nivelit të ujit pas mbylljes së argjinaturës së lagunës së Vainit, situata në disa zona të Shënkollit, Zejmenit dhe Kolshit mbetet e vështirë, me banesa ende të rrethuara nga uji dhe qindra hektarë tokë bujqësore të përmbytura. Në këto kushte, Bashkia Lezhë ka shtuar ndërhyrjet në terren për të garantuar ndihmën për banorët e prekur.

Prej ditës së djeshme, Shërbimi Social i Bashkisë është angazhuar me ekipet e tij në shpërndarjen e ushqimeve dhe produkteve të domosdoshme, si dhe në mbështetjen e blegtorisë me bazë ushqimore. Sipas drejtoreshës së Shërbimit Social, Marte Fetaj, deri tani janë shpërndarë rreth 300 pako ushqimore, së bashku me sasi të konsiderueshme të ushqimit për krerët e blegtorisë në zonat më të goditura.

Tërheqja e ujit në zonat e përmbytura në Lezhë po vijon me ritme të ngadalta, pasi kanalet kulluese vijojnë të jenë me nivele të larta, duke mos favorizuar evadimin e shpejtë të ujërave.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×