NBA/ 17 fitore për Thunder, triumfojnë edhe Lakers, Boston e Miami

Oklahoma vijon të jetë kryesuese e renditjes në NBA pas fitores 122-95 ndaj Portland, duke korrur suksesin e 17-të sezonal (ka vetëm 1 humbje). Tjetër ndeshje e mirë për Alexander Shai, që realizoi 37 pikë për kampionët në fuqi. Fitore në frymën e fundit për Lakers, që mundën 108-106 Utah jazz jashtë fushe. Luka Doncic realizoi 33 pikë e 11 reboundm, mbështetur edhe nga reaves me 23 pikë e LeBron james me 17 pikë, një trio që bëri diferencën në fushë.

Pa probleme fiton Miami, 127-117 ndaj Philadelphia, sfidë ku Norman Powell realizoi 32 pikë për ekipin nga Florida. Boston rikthehet te suksesi, duke mundur 138-129 Orlando. Jaylen broën shkëlqeu në parket, duke realizuar 35 pikë për Celtics.

Fiton edhe skuadra e Phoenix, që falë 49 pikëve të dyshes Brooks-Booker, mundi 111-102 San Antonio. Nuk zhgënjen ekipi i Cleveland, që mundi 120-105 Clippers, ndeshje ku Donovan Mitchell i dha fitoren Cavaliers me 37 pikët e shënuara, ndërsa nuk mjaftoi double double i Zubac që ishte më i miri për ekipin kalifornian pasi realizoi 33 pikë e kapi 18 topa në tabelë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×