“Nëse nuk ka hekur, tuneli i Llogarasë do të bjerë!”, alarmi i inxhinierit: Është i vetmi element që e lidh betonin

Inxhinieri Romeo Nazarko, në një intervistë, në studion e “News 24” me moderatorin Renaldo Salianji, foli edhe për aferën për  tunelin e Llogarasë.

Ai theksoi se nëse është e vërtetë që tuneli është ndërtuar pa hekur është një situatë shumë shqetësuese dhe nëse mungon hekuri atëherë do të bjerë, duke shkaktuar pasoja të mëdha.

“Nuk dua të them atë që di profesionalisht sepse i bie të përhap panik. Çdo lloj konstruksioni po nuk pati hekur bie. Sado i trashë të jetë betoni, i vetmi element që lidh betonin është hekuri, nëse nuk ka hekur, sigurisht nuk dua ta them atë që ndodh teknikisht… Nëse janë të vërteta mesazhet që nuk ka hekur, ai do të bjerë. Por nëse ai tunel bie, ai zë brenda, avokatë, doktoë, inxhinierë juristë, fëmijët e mi, fëmijët e të gjithë shqiptarëve”, ka thënë mes të tjerash ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×