Qëlloi me armë në këmbë 40-vjeçarin, në kërkim Mariel Jata. Si paraqitet gjendja e të plagosurit

Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e plagosjes së 40-vjeçarit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Institutit.

Marilen Jata është qëlluar me armë zjarri ku plumbi e ka kapur në këmbë. Autori është shoku i të plagosurit. Ata më përpara kanë qënë shokë, por prej tre muajsh nuk flisnin me njëri tjetrin. Mbrëmjen e së dielës i plagosuri sapo është futur në rrugicë, aty i ka dalë para autori ku e ke qëlluar me pistoletë. Menjëherë pas kësaj, autori është arratisur.
Pritet që oficerët e policisë të marrin në pyetje të plagosurin në Spitalin e Traumës për motivet dhe përplasjet që kishte me autorin.

Njoftimi:

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M. J., 40 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×