
Italia e Genaro Gatusso kërkoi që ndeshjet e javës së 30-të të Serie A të shtyhen, në mënyrë që trajneri i kombëtares të ketë mundësi të punojë me skuadrën.
Diçka e tillë është e pamundur të ndodhë, për shkak të kalendarit të ndeshjeve, i cili është tepër i ngjeshur. Konfirmimi ka ardhur së fundmi nga presidenti i federatës italiane, Gabriele Gravina.
“Ne nuk po kërkojmë alternativa apo rrugë të shkurtra. Nuk e konsideroj shtyrjen e ndeshjeve si një mundësi”- tha Gravina.
Vlen të theksojmë se në rast të shtyrjeve të ndeshjeve do përfitonte edhe Sylvinho, pasi në Serie A luajnë lojtarë si si Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Kristjan Asllani, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.
Shqipëria synon që të shkojë në Botëror për herë të parë në histori. Në gjysmëfinale, luajmë ndaj Polonisë.
and then