Spektakël në derbi, Arsenal “çmonton” Tottenham, Arteta: Ishte një ditë e bukur

Në Angli, ky duket viti i Arsenal, me “topçinjtë” që kanë diçka më shumë se të gjithë rivalët, për më tepër që ekipet e tjera “big”, nga City te Liverpool, të gjithë po gabojnë pafund. Ekipi i Artetas triumfoi me “poker” golash përballë Tottenham në derbi, një sukses i rëndësishëm që përforcon pozitat e tyre në krye, plus 6 pikë në raport me Chelsea, ndjekësin më të afërt.

Njeri i ndeshjes në këtë derbi ishte Eze, autor i një “tripletë”, por siparin e golave e hapi Trossard me belgun që shënoi golin e parë në minutën e 36-të. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 41-të, Eze realizoi golin e parë personal dhe të dytin për Arsenal. Mesfushori anglez i bëri një nisje perfekte edhe fraksionit të dytë, ku në minutën e 46-të dërgoi shifrat në 3-0. Tottenham e kishte të vështirë të rikthehej në lojë, por në minutën e 55-të Richarlinson realizoi një super gol, me brazilian që përfitoi nga dalja e portierit duke shënuar një gol nga mesi i fushës. Për të mbyllur llogaritë me “gjelat” mendoi sërish Eze që në minutën e 76-ët kompletoi “tripletën” e tij personale dhe golin e katërt për Arsenal.

Shijon në maksimum këtë sukses trajneri Mikel Arteta: “Ishte me të vërtetë një ditë speciale. Ne e dinim rëndësinë e kësaj ndeshje për tifozët tanë, i dhuruam kënaqësi me paraqitjen tonë, me urinë e shfaqur dhe me atmosferën e krijuar në stadium. Ishte më të vërtetë një ditë e bukur”, u shpreh Arteta pas suksesit 4-1 përballë Tottenham.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×