
Në prag të ndeshjes së Champions kundër Barcelonës, Enzo Maresca përditësoi situatën e Cole Palmer, i cili pësoi dëmtimi në gishtin e këmbës, pas një indicenti në shtëpi.
Numri një i pankinës së Bluve të Londrës, Maresca konfirmoi se Palmer nuk do të jetë i disponueshëm për Barcelonën në Champions dhe për Arsenalin në kampionat.
“Nuk e dimë saktësisht, por do të kthehet në fushë së shpejti. Ai ka filluar të stërvitet dhe ndjesia është pozitive”- tha Maresca.
and then