5 vite pa Maradonan, bota e futbollit kujton legjendën argjentinase

Më 25 nëntor 2020, 5 vite më parë, bota e futbollit përjetoi një nga humbjet më të mëdha, ndarjen nga jeta të Diego Armando Maradona-s, një prej futbollistëve më të mëdhenj të gjithë kohërave. 5 vite më pas, futbolli kujton legjendën argjentinase, por vdekja e tij vijon të bëjë jehonë në media, në një kohë kur vijojnë ende hetimet në lidhje me vdekjen e tij që është e mbërthyer me mister.

Në këto 5 vite kanë ndryshuar shumë gjëra, stadiumi i Napolit mori emrin e tij, “Maradona”, ndërsa ekipi i zemrës fitoi dy herë titullin në Serie A.

Në Napoli, në Argjentinë, dhe në çdo cep të botës, 25 nëntori do të kujtohet shpesh pasi që nga ajo ditë futbolli është më i varfër.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×