
Belinda Balluku refuzon të dorëhiqet nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, pavarësisht se është marrë zyrtarisht e pandehur dhe GJKKO e pezulloi nga detyra e njëkohësisht i bllokoi pasaportën.
Në “Studio 24” me Ola Bruko, drejtorja e Informacionit të News24, Anila Jole tha se në vendet e BE janë dorëhequr ministra për një sanduiç apo biletë avioni. Gazetari Osman Stafa shkoi edhe më tej kur theksoi se aferat korruptive kanë rrëzuar qeveri në Europë.
Anila Jole: Shumë ministra të vendeve të BE kanë dhënë dorëheqjen, jo vetëm për korrupsion, por për shpenzime shumë të vogla, si për blerjen e sanduiçëve, për një biletë avioni të blerë për qëllime jo pune. Është një listë e gjatë në vendet e BE ku kanë dhënë dorëheqjen për gjëra fare të vogla.
Osman Stafa: Kanë rënë qeveri. Ngjarja tragjike e trenit në Greqi humbën jetën dhjetëra persona, ministri i Transporteve ka nisur protestat, pa nisur hetimet, dha dorëheqjen.
Kryeministri i kërkon Gjykatës Kushtetuese zhbërjen e asaj që bëri SPAK, më vjen në vëmendje Ferma e Kafshëve e Orëell, ku disa kafshë janë të barabarta, por disa janë më të barabarta se të tjerat. Ne jemi një vend që kërkojmë të hyjmë në BE, kanë dalë mesazhet e zv/kryeministres me një vartës të saj dhe SPAK i ka konfirmuar, bisedat janë prova flagrante për mënyrën si funksionon shteti shqiptar.
SPAK këtyre u ka dalë jashtë kontrollit. Nuk mendoj se kryeministri ka dashur të heqë Belinda Ballukun që i di atij ccdo gjë. KLSH flet për miliona euro dëme që s’dimë ku kanë shkuar.
and then