
Gazetarja Klodiana Lala, u shpreh se zv/kryeministrja Belinda Balluku, është drejt rënies përfundimtare politike, por akti i dorëheqjes duket larg, megjithëse vartësit e saj janë ose në burg ose në arrest shtëpie.
“Në momentin që vartësit e saj më të besuar janë në burg ose “arrest shtëpie”, janë minimalisht 18 zyrtarë në përballje me drejtësinë. Përgjegjësia është personale, por si titullare e institucionit, në momentin që vartësit e saj janë nën akuzë, do të duhet të jepte dorëheqjen”, tha Lala.
Gazetarja dhe autore e emisionit “Në Shënjestër” u shpreh se pjesa më e madhe e tenderave në infrastrukturë janë të paracaktuar, ndërkohë që janë minimalisht 18 zyrtarë në përballje me drejtësinë.
“Përgjegjësia është personale, por si titullare e institucionit, në momentin që vartësit e saj janë nën akuzë, do të duhet të jepte dorëheqjen. Në të dyja drejtimet, moralisht cdo funksionar publik duhet të jepnin dorëheqjen. 3 dorëheqje mbaj mend në karrierën time, Nako, Rusmajli dhe Saimir Tahiri”, tha Lala.
Klodiana Lala: Pjesa më e madhe e tenderave në infrastrukturë janë të paracaktuar. Babëzia në pushtet ka vjedhur dhe fondet e BE.
SPAK ka lëndë të parë të mirë dhe mund të nxjerrë bukë të mira. Njeriu më i rëndësishëm është drejt rënies përfundimtare politike.
Në momentin që vartësit e saj më të besuar janë në burg ose “arrest shtëpie”, janë minimalisht 18 zyrtarë në përballje me drejtësinë. Përgjegjësia është personale, por si titullare e institucionit, në momentin që vartësit e saj janë nën akuzë, do të duhet të jepte dorëheqjen.
Në të dyja drejtimet, moralisht cdo funksionar publik duhet të jepnin dorëheqjen. 3 dorëheqje mbaj mend në karrierën time, Nako, Rusmajli dhe Saimir Tahiri.
Minimalisht nga familja politike e tij duhet ta kishin ndjekur. Ka qenë arrogance e pushtetit që i solli në këtë pikë. Kanë vepruar me një lloj arrogance duke kujtuar se janë të paprekshëm.
and then