
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi komentoi vendimin e GJJKO për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Në një intervistë në “Studio 24”, Korreshi tha se nëse do të ketë një vendim pozitiv nga Gjykata Kushtetuese, atëherë i hap rrugë Prokurorisë së Posaçme për kërkesën për arrestimin, edhe pse shtoi se nuk beson se kjo të ndodhë.
“Siç kam besuar se ka pasur edhe atje persona të lidhur fort me partinë e majtë. Ne i lamë i braktisëm të gjithë institucionet. Unë e kam mbështetur, dhe them se kjo është vetëm për një fakt konkret. Kjo që ndodhi u bë rrugës dhe ishte kjo qeveri që e përshëndeti me zotin Berisha, ndërsa pjesa tjetër që del kryeministri bën ankesë në Gjykatë Kushtetuese është lemeri më vete. Për mua, kur ka qenë Berisha e ka kundërshtuar me argumentin se duhet të vinin provat në parlament. Pra qoftë mirë apo keq deputeti nuk është zhveshur nga të gjitha mandatet. Dhe nuk u bë, dhe kjo u bë praktikë gjyqësore dhe tani ta gëzojmë dhe tani nuk ndryshohet. Nëse Gjykata Kushtetuese për mendimin tim i hap rrugë arrestimit, nëse do ketë një vendim pozitiv. Nëse do ketë vendim pozitiv, i hap rrugë kërkesës që do bëjë Prokuroria e Posaçme, për t’i hapur rrugën arrestimit. Nëse ka një element që është vendosur masa e sigurimit sot, pezullimi është sepse ndikon drejtpërdrejt në prova. Nëse GJK do ta lejë në detyrë sepse duhet t’i drejtohet këtij Komisioni, atëherë e vetmja mënyrë që GJKKO, apo Prokuroria e Posaçme është që të kërkojë leje për arrestimin e saj. Të gjitha proceset në Shqipëri për fat të keq zgjasin, “pra i ha mandati” e thënë ndryshe”, tha ndër të tjera ai.
and then