Champions/ Sot dhe nesër, superfuqitë e kontinentit zbresin në fushë për një raund fenomenal

Në Ligën e Kampionëve, kompeticionin “par excellence” të futbollit botëror është koha që superduelet t’u vënë flakën stadiumeve.

Evropa merr frymë thellë, gjithçka është gati të nisë sërish. Sot dhe nesër, superfuqitë e kontinentit zbresin në fushë për një raund fenomenal. Kampionë kundër kampionësh. Ky nuk është thjesht futboll, është art, betejë, poezi në lëvizje.

Screenshot 86
Screenshot 86

Sonte, 8 superndeshje, që kulmojnë në orën në orën 21:00, në Tring Sport 1, me rivalitetin që ka prodhuar legjenda dhe lavdi. Tifozët e Chelsea ndiejnë atë drithërimën e dikurshme që shfaqet vetëm kur përballë vjen Barcelona. Me ritëm, me forcë, me energji, “blutë” e Londrës sfidojnë yjet e Barçës, që vijnë për të treguar se ADN-ja e tyre evropiane nuk është zhdukur kurrë. Dhe Champions League kërkon një tjetër kapitull nga ky duel i përjetshëm.

Screenshot 88
Screenshot 88

Ndërkohë që po sonte, në Tring Sport 2, në Manchester, “Etihad Stadium” ndizet. City, makina e pamëshirshme e futbollit modern, hyn në fushë me një synim të vetëm, dominimin absolut. Përballë tyre, Leverkusen, skuadra që me lojën e shpejtë e të zgjuar sfidon çdo kampion.

Nesër, 8 supesfida të tjera, mes të cilave në Tring Sport 1, ajo më elektrizuesja, Arsenal-Bayern. Drejtpërdrejt nga “Emirates Stadium” vjen përplasja që tund Evropën. “Topçinjtë”, të guximshëm më shumë se kurrë në këtë sezon fenomenal kanë vetëm një mesazh për të përcjellë: “Tani është koha jonë”. Përballë tyre, perandoria gjermane, bavarezët që nuk njohin humbje dhe frikësojnë çdo rival.

Një tjetër superduel është ai në Tring Sport 2. Nga Madridi, “Wanda Metropolitano” shndërrohet në fushëbetejë. Të motivuar, madrilenët e Atletikos zbresin në fushë kundër Interit të etur për lavdinë evropiane.

Një tjetër përballje ëndrrash vjen drejtpërdrejt nga Greqia në Tring Sport 3, ku Olympiacos hyn në një duel me krenarinë dhe pasionin që gjeneratat e kanë mbajtur gjallë, në stadiumin ku zemra udhëheq lojën, përballë “Mbretërorëve” të Real Madrid, me trofetë që peshojnë sa vetë historia.

Liga e kampionëve nuk fal, kërkon më të fortët. Ndaj, sot dhe nesër, të gjithë me sytë nga Tring Sport, nga shtëpia e kampionëve të vërtetë, për plot 18 ndeshje në 2 mbrëmje fenomenale.

Sportifikohu me Tring dhe hyr aty ku luhet çdo ndeshje që vlen!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×