
Milani fitoi derbin ndaj Interit dhe një pjesë e madhe e meritës shkon te Mike Maignan, autori i disa pritjeve vendimtare dhe sigurisht protagonist kryesor i mbrëmjes të së dielës në “San Siro” pas pritjes së 11 metërshit ndaj turkut Hakan Çalhanoglu. Por, pavarësisht formës së shkëlqyer, e ardhmja e portierit francez te kuqezinjtë është më e pasigurt se kurrë. Sipas raportimeve, marrëdhëniet mes tij dhe klubit janë ftohur ndjeshëm që prej një oferte të ulët rinovimi, para një viti, që ka acaruar Maignan-in dhe menaxhmentin e tij.
Kontrata e tij skadon në qershor dhe aktualisht nuk ka asnjë dëshirë për rinovim. Milani pritet të rikthehet me ofertën prej 5 milionë eurosh në sezon, por përgjigjja duket se do të jetë sërish negative. Ndërkohë, klubet e interesuara po shtohen, me Premier League që e ndjek nga afër, falë fuqisë financiare dhe projektit sportiv. Në lojë është edhe Juventusi, që po kërkon një zgjidhje të re në portë.
A do ta bindte Maignan-in një Milan kampion dhe i rikthyer në Champions? Vështirë. Në këtë moment, duket se vetëm një projekt shumë ambicioz — ndoshta edhe ndërhyrja e Max Allegri-t — mund të ndryshojë të ardhmen e portierit francez. Milan duhet të paraqesë një ofertë konkrete më të lartë financiarisht që të josh Maignan, në të kundërt “divorci” pritet të jetë i pashmangshëm.
and then