Ismajli “parkon në bokse”, Como “shuplakë” Asllanit (VIDEO)

Nga titullar ndaj Anglisë, në stol me Torinon, kjo jo për zgjedhje teknike të Baronit, por Ismajli vuan nga një shqetësim në kofshë. Mbrojtësi kuqezi mbetet peng i dëmtimeve të shumta, edhe këtë herë u detyrua të “parkojë në bokse” për sfidën kundër Comos pasi shqetësimet në kofshë nuk e lejuan të stërvitet rregullisht. Pa Ismajlin në qendër të mbrojtjes, Torino pësoi një disfatë të rëndë brenda në shtëpi, një humbje e thellë 1-5.

Nga minuta e parë u rikthye Asllani, me mesfushorin kuqezi që sfidoi Fabregas, trajnerin që e kërkoi me insistim, por Asllani ashtu si pjesa tjetër e Torinos ishte në një mbrëmje të errët. Në këtë 90-minutësh, mesfushori la gjurmë vetëm në episodin e penalltisë të fituar në fraksionin e parë, ku debatoi me Vlasic për të goditur penalltinë, në fund ishte kroati që e konvertoi në gol.

Pas këtij momenti, që vendosi provizorisht baraspeshën në 1-1, Como mori kontrolli total të lojës duke shënuar edhe katër herë të tjera. Asllani qëndroi në fushë për 90-minuta, i vlerësuar nga mediat me notën 6,4.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×