Kërkesa e Kryeministrisë për çështjen “Balluku” në Kushtetuese: Pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror

Në kërkesën e dërguar në kushtetuese për cështjen Balluku, Këshilli i Ministrave thotë se vendimi i Gjykatës së Posacme për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetenca e 3 organeve të shtetit, kryeministrit; presidentit dhe Kuvendit.

Në dokumentin e siguruar nga News 24 qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO vetëm për pjesën e pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, duke pretenduart se se ky vendim prek interesa të lartë  shtetërorë, shoqërorë, por edhe të vetë individëve.

“Pezullimi sjell pasoja të rënda të interest shtetëror e shoqëror duke krijuar vakumm institucional pasi pamundëson propozimin e projektakteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projektakte për t’u miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që udhëhiqet nga ministri, i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së”, arsyeton këshilli I ministrave. Sipas qeverisë Belinda Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së qeverisë gëzon të drejtat si deputete. Gjykata e Posacme vendosi të pezullojë nga detyra e zv,kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe energjisë dhe i ndaloi të drejtën për të dalë jashtë vendit, pasi është e pandehur për tendering e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tenderin loti 4 Unaza e Madhe. Gjykata e posacme arsytoi se Balluku ka rrezik të prishë provat, të indimidojë dëshmitarët, të kryejë vepra si ato që dysjhohet se ka krtyer apo dhe më të rënda, për shkak të detyrave që ushtron si dhe ekziston rreziku të arratiset jashtë vendit. Krahas saj në arrest shgtëpie u dërguan vartësit e saj Gentian Gjyli e Erald Elezi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×