
Ish-deputeti i PD, Lefter Maliqi, theksoi se Kuçova ka qenë ndër qyetet më të zhvilluar në shqipëri, ku sipas tij, kishte intelektualë dhe naftëtarë.
Maliqi tha se në Kuçovë i është dhënë tender fiktiv nipit të Sadri Abazit.
“Kam bërë kallëzime të tjera për rrugë tendera qenesh për blerje ruli dhe për varreza. Dhe së fundmi ka dhënë një tender fiktiv nipit të Sadri Abazit që tregon se këtu nuk ka shtet.
Imagjino në një Bashki që ma grabitën mandatin me pak vota. Ndërkohë që Kuçova është lënë si kandar me treg, si gërmadhe muze, shtëpi e pritjes varrezat, stadiumi të naftëtarit të famshëm është skandal.
Ndërkohë që Kuçova ka qenë si një ndër qytetet e zhvilluar në Shqipëri me naftëtarët, aviatorëve dhe intelektualëve. Tashmë është kthyer si në mesjetë për shkak të vjedhjeve abuzimeve. Për shkak se var xhaketën kushdo që ishte nga PS dhe fitonte. Varte i ndjeri Fino dhe fitonte.”, tha Maliqi.
and then