
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen në Lushnjë, ku Julian Sulo, i njohur si ‘Juli i Pashakos’ iu bë atentat, ndërsa ngeli i plagosur.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje telefonike për News24 se mund të ketë pasur të shtëna mes grupit të autorëve që ka sulmuar Sulën, i cili mori plumb në këmbë, ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur.
Ndërkohë, Sulo u arrestua në kufi duke tentuar që të largohej me Redjan Rrajen, të cilin thuhet se ka mik të ngushtë, ndërsa u akuzua si i përfshirë në atentatn ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj. Por më pas u la i lirë.
“Një atentat u regjistrua sot në Lushnje shënjestër duket se ka qenë Juli i Pashakos një emër i njohur i krimit. Pranë automjetit është afruar një automjet tjetër dhe mund të ketë pasur edhe shkëmbim zjarri. Më pas automjeti i autorëve është gjetur i djegur jashtë Lushnje dhe brenda automjetit u gjetën edhe armët me të cilët u qëllua.
Sulo njihet si një ndër kundërshtarët e Aldo Bares, ka miqësi të ngushtë me Laert Haxhiun dhe ka pasur një sërë problematikash në atentatet midis dy grupimeve. Në 2019 është ndaluar në kufi me Redjan Rraja teksa tentonte të dilte jashtë vendit pas atentatit në drejtim të ish prokurorit Arjan Ndoja”.
Janë sekuestruar kamerat e sigurisë në përpjekje për të rindërtuar skenën e ngjarjes”, tha ajo.
Mësohet se Julian Sulo është shoqëruar në komisariat ku pritet të japë shpjegimet mbi ngjarjen.
and then