
Pamjet që shihni tregojnë banesën në Orosh të Fushë-Arrëzit, ku dy të rinj u ngujuan për disa orë brenda dhe u përplasën me armë me policinë.
Erzen Uka dhe Julian Cumraku u ngujuan në një banesë dhe u desh negociimi i një prej vëllezërve, për disa orë që të dorëzoheshin. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Wnb, dy të rinjtë për gati 2 muaj kanë jetuar mes skamjes në banesën gati të rrënuar, që thuhet se ishte e gjyshit të Ukës.
Brenda banesës u gjet arsenal armësh, si dhe një flamur i ISIS i varur në mur, ndërsa të dy të rinjtë akuzohen për terrorizëm.
and then