Mungesa dhe dyshime, pas derbit Interi kërkon të rikthehet në Champions

Interi kërkon të lërë pas humbjen në derbi dhe të rikthejë ritmin në Champions League, ku deri tani është i pamposhtur dhe me pikë të plota, pas 4 ndeshjeve të para të fazës së ligës. Sfida ndaj Atletico Madrid do të jetë testi i parë i vërtetë për skuadrën e Chivu-t, pas ndeshjeve më të lehta të që zikaltrit kanë zhvilluar në gjysmën e parë të rrugëtimit.

Zikaltërit udhëtojnë drejt Madridit me shumë mungesa: Dumfries dhe Darmian jashtë, Mkhitaryan drejt rikuperimit dhe Palacios sërish i dëmtuar. Kjo e detyron Chivu-n të përdorë sërish Carlos Augusto në krahun e djathtë, ndërsa në mbrojtje pritet të startojë Bisseck.

Në qendër të vëmendjes është edhe portieri Sommer, i kritikuar pas gabimit në derbi. Megjithatë, trajneri e ka konfirmuar sërish si titullar.

Në mesfushë Zielinski kërkon një vend nga minuta e parë, por konkurenca mbetet e fortë, ndërsa në sulm do të konfirmohet dyshja Lautaro–Thuram. Francezi u pa në formë pas rikthimit si titullar në derbi ndaj Milanit, ndërsa gjendja e kapitenit Lautaro Martinez vijon të shqetësojë tifozët zikaltër.

Në konferencën e mbrëmjes, Chivu pritet të shpjegojë gjendjen e skuadrës, e cila pavarësisht lojës së mirë vazhdon të paguajë gabime të vjetra. Kundër Atletico-s, Interi është i thirrur jo vetëm të reagojë, por edhe të tregojë se në Europë mund të garojë me të mëdhenjtë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×