“Na vjen turp nga njerëzit! Po themi nuk i njohim”/ Vishej si grua për t’i shpëtuar “Arrestit të shtëpisë”, familjari i Jorgo Hatias: U detyrua që së bashku me gruan të..

69-vjeçari Jorgo Hatia, i cili ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, tentoi t’i shpëtonte kontrollit policor duke u veshur si grua dhe duke dalë në rrugët e fshatit.

Një familjar i tij dhe i të vëllait të tij Riza Hatia, në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe autores Evis Ahmeti, ka dhënë detaje nga ngjarja duke u shprehur se i vjen turp nga gjithçka që ka ndodhur.

Videoja e shpërndarë në media sipas tij është filmuar nga Klarisa, nusja e Rizait, për shkak të konflikteve familjare.

Ai ja sqaruar se Jorgos i kishte përfunduar tashmë masa “Arrest në shtëpi” por se ai nuk kishte avokat dhe nuk ishte në dijeni të procedurave.

“Na vjen zor, jemi familjarë, kemi miq e krushq, na shkruajnë njerëzit dhe kemi arritur deri aty sa tu themi nuk i njohim se na vjen zor.
Del një i alkoolizuar aty e flet dhe ngelemi ne me turp.
Deri tani 7 vetë më kanë dërguar videon e Klarisës. Nuk di çfarë kanë, ka shkalluar Rizai dhe i duket vetja si aktor humori.
Në dijeni në time ai nuk flet me asnjë nga familjarët e tij, as me fqinjët. Unë kam mbi 7 vite që nuk flas me ta. Edhe Klarisën në media e kam njohur nuk e dija që ishte nusja e kushëririt.
Rizai ishte problematik kishte probleme dhe me prindërit dhe rrihte motrën. Ishte shumë prepotent. Familja e tij, gruaja djali dhe vajza kanë nevojë për ndihmë sepse dhunohen nga ai.
Arresti i shtëpisë ka mbaruar në gusht, por Jorgo nuk kishte avokat dhe nuk i dinte procedurat. Për të mos lënë gruan e tij vetëm në punimin e tokës, u detyrua nga rrethanat për t’u veshur ashtu dhe për të dalë nga shtëpia”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×