“Në Shkozë kishte godina të tjera të braktisura, pse zgjodhën News24?”, Erl Murati: Sulmi ishte i kordinuar, arkitektja është Balluku. Nisi që në 2022 me prishjet në Prestige

Gazetari Erl Murati, i ftuar në “Studio 24”, e ka cilësuar të koordinuar sulmin ndaj News24 i cili sipas tij, nisi që në vitin 2022 me prishjet që u bënë në “Prestige”.

Murati tha se pas këtij sulmi është zv/kryeministrja Belinda Balluku. Sot pas këtij sulmi, News24 punon në kushte emergjence, por lufta me pushtetin vazhdon.

“Nuk bëhet fjalë për cështje pronësie. Në Shkozë ka mbi 25 godina të braktisura për tja dhënë KAYO por synimi ishte mbyllja e zërit të Neës24 sepse ky tv është fjala e lirë kundër abuzimit me pushtetin. Ka qenë një sulm i koordinuar që nga viti 2022 kur u shemb pishina e Prestige e duke vijuar me shpërthimin e hotelit”, tha Murati.

Erl Murati: askush nuk e ka menduar se pushteti do të sulmojë gazetarët. Ti e pret që pushteti të kundërvihet ty, por kurrë nuk e mendon se do të sjellë policinë në derën e godinës dhe do të të pengojë ty punën.

Ne punojmë në kushte emergjence, unë nuk e kam marrë akoma kompjuterin tim që kam punuar prej 20 vitesh. Është një tentativë që ja doli për të intimiduar dhe mbyllur zërin. Fitoi një betejë të vogël, por lufta vazhdon. Gjykata na dha të drejtë, institucionet ndërkombëtare dhe shoqatat e gazetarëve shprehën solidaritet. Nuk bëhet fjalë për cështje pronësie. Në Shkozë ka mbi 25 godina të braktisura për tja dhënë KAYO por synimi ishte mbyllja e zërit të Neës24 sepse ky tv është fjala e lirë kundër abuzimit me pushtetin. Ka qenë një sulm i koordinuar që nga viti 2022 kur u shemb pishina e Prestige e duke vijuar

 

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×