“Paratë e krimit dhe tuneleve janë përdorur për lobime”, Maliqi: Qeveria ka rënë, zv/kryeministrja e ministra drejt burgut…

Ish-deputeti Lefter Maliqi, i ftuar në studion e News24, komentoi situatën politike në vend, duke akuzuar qeverinë për lidhje me krimin dhe duke kërkuar një riorganizim të thellë të Partisë Demokratike përballë “rrjetit të pushtetit”.

Maliqi deklaroi se sipas tij “Shqipëria është kthyer në një narkoshtet, ku krimi ndikon në emërimet në politikë, polici dhe drejtësi”. Ai u shpreh se ndërsa “intelektualët po largohen nga vendi, kriminelët po ndërtojnë resorte”, duke theksuar se “oligarkët, bandat dhe qeveritarët janë bërë njësh”.

Sipas ish-deputetit, qeveria aktuale “ka rënë”, duke përmendur hetimet ndaj disa zyrtarëve të lartë të qeverisë, mes tyre zv/kryeministren Belinda Balluku.

Ai akuzoi se paratë e krimit, përfshirë sipas tij fondet e aferave të inceneratorëve dhe tuneleve, janë përdorur për lobime dhe për të krijuar “show mediatik”.

“Kjo qeveri ka rënë. Po të shikosh zv/kryeministren dhe ministra etj drejt burgut, është bërë tërmet. Në Shqipëri po ndodh ky fenomen, por këto paratë e krimit, inceneratorët, tunelet, etj miliona euro janë përdorur për të blerë ndonjë ndërkombëtar për të lobuar me këta për të bërë show mediatik nga qeveria”, u shpreh ai.

Në lidhje me situatën brenda PD-së, ai theksoi se opozita ka detyrë të organizohet, të protestojë dhe të bëjë ndryshime të brendshme. Maliqi vuri në dukje se Berisha “ka thënë se ka ardhur koha të pastrohet shtëpia”, por shtoi se puna duhet të nisë nga baza: “Ka elementë në PD, por nuk janë në terren si duhet. Në qarkun e Beratit nuk shoh asnjë të angazhuar”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×