
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot deklaratën e Dolors Montserrat, sekretare e Përgjithshme e Partisë Popullore Europiane (PPE), duke theksuar se në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të CDI është dënuar ashpër situata në Shqipëri dhe lidhjet e qeverisë me kartelet e drogës.
Sipas Berishës, deklarata e Montserrat përmbledh qëndrimet kryesore të PPE gjatë punimeve, ndër të cilat një vend të veçantë ka zënë çështja e Shqipërisë. Ai theksoi se drejtuesja e PPE e ka përshkruar vendin si një “narkoshtet” dhe ka ngritur shqetësimin për “lidhjet e tmerrshme të qeverisë shqiptare me kartelet e drogës”.
Berisha tha se kjo deklaratë përbën një qëndrim të qartë të Partisë Popullore Europiane ndaj zhvillimeve politike dhe kriminale në vend, ndërsa akuzoi qeverinë për kapjen e institucioneve dhe përshkallëzimin e trafikut të narkotikëve.
“Ju e dëgjuat vetë nga deklarata e Dolors Montserrat, sekretare e Përgjithshme se cili ishte qëndrimi i Partisë Popullore në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të CDI.
Pra, sekretarja e Përgjithshme e Partisë Popullore Europiane shprehu në përmbledhjen, në deklaratën e saj në të cilën përmblodhi çështjet kryesore të asamblesë, një nga të cilat ishte Shqipëria, narkoshteti shqiptar dhe lidhjet e tmerrshme me kartelet e drogës të qeverisë shqiptare. Sekretarja e PPE shprehu në deklaratën e saj përmblodhi në Asamble lidhjet e tmerrshme me kartelet e drogës, të qeverisë shqiptare. Përveç kësaj, Asambleja e Përgjithshme e Intenacionales demokrate të qendrës miratoi një rezolutë për Shqipërinë. “Duke marrë parasysh raportin final të OSBE-ODIHIR, për zgjedhjet, raportin e DASH për klimën e biznesit në 2025 për Shqipërinë, duke marrë parasysh rezolutat e mëparshme, për regresin demokrat në Shqipëri, ku ka pasur një regres demokrat, drejtësi selektive, duke theksuar se rruga e Shqipërisë në BE duhet të jetë në bazë merite”, citohet në rezolutë.
and then