Shorti i Botërorit me 5 dhjetor, FIFA zyrtarizon vazon ku do jetë Shqipëria në rast kualifikimi

Tani është zyrtare. Shqipëria do të jetë në vazon e katërt, në rast se kuqezinjtë shkojnë në Botëror. FIFA ka vendosur së fundmi për procedurat e shortit të botërorit, me goglat që do hidhen me 5 dhjetor.

Të gjitha skuadrat e Play Off do të bëjnë pjesë në vazon e katërt. Pjesë e vazos së katërt do të jetë edhe një kombëtare e madhe si Italia, pasi rruga e kësaj kombëtare duhet të kalojë nëpërmjet Play Off.

Sipas asaj që u përcaktua, Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara, do të vendosen në vazon 1, si vende pritëse.

Shqipëria, që të shkojë në Botëror duhet të kalojë Poloninë në gjysmëfinale të Play Off të Botërorit dhe në  finale fituesen e Suedi-Ukrainë.

 

Play Off
Play Off

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×