
SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit, pas një kallëzimi penal të depozituar nga ish- Kryetarja e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike, Adriana Kalaja.
Akuza është korrupsion dhe ndikim i paligjshëm ndaj zyrtarëve të lartë dhe kallëzuesja kërkon nisjen e hetimeve ndaj disa zyrtarëve të lartë, përfshirë Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin.
Në një postim në rrjetet sociale, Kalaja u shpreh se dje ishte radha e zëvendës kryeministres së pezulluar nga detyra, por lë ë kuptojë se hapa të ngjashëm do të merren edhe ndaj anëtarëve të tjerë të mazhorancës.
“Dje Bel(l)a Mafia – Ceno Klosi & CO. Sot Termet Peçi & CO. Kush e ka rradhën?????? Së shpejti…”, shkruan ajo.
Sipas kallëzimit të dor%zuar nga Kalaja, kompanitë e lidhura me personat e kallëzuar, si “ORHER” sh.p.k dhe “SEAN” sh.p.k, dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme financiare të dyshimtë, me fitime të paligjshme dhe shpërdorim detyre, për të favorizuar interesat e personave të caktuar. Dokumenti përmend edhe përfitime të dyshimta të aksioneve, huamarrje dhe marrëveshje biznesi midis të kallëzuarve dhe personave të lidhur me ta.
Kalaja kërkon gjithashtu hetim pasuror, pezullim nga detyra të zyrtarëve të akuzuar, si dhe sekuestrim të dokumentacionit dhe aparaturave elektronike për të garantuar ruajtjen e provave.
Në kallëzim theksohet se veprimet e dyshuara përbëjnë vepra penale të tilla si “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Përfitimi i paligjshëm i interesave” dhe përfshirja në organizata kriminale, të gjitha kryer në rrethana rënduese dhe në bashkëpunim.
SPAK njoftoi se ka regjistruar procedimin penal për hetime të thelluara mbi këto akuza dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë, pavarësisht funksionit që mbajnë.
and then