
Ardian Bushi, producent i emisionit “Vetting” në News24, u shpreh se sulmi ndaj televizionit “News24”, ishte sulm i qartë ndaj fjalës së lirë.
Bushi gjatë intervistës theksoi se emisioni Vetting është i pari emision që ka bërë denoncime me fakte e prova lidhur me dosje që ishte implikuar Belinda Balluku.
“Që në momentin që nisi sulmi ndaj “News24”, që kur erdhi policia. Dua të ndaloj tek emrat konkret. Kush ishte përgjegjësi i parë që i udhëhoqi policinë për të ardhur tek News 24? Është Ardi Veliu, që mediat e kanë akuzuar për problemet që ka pasur gjatë drejtimit të Policisë së Shtetit por edhe më pas. Ne kemi vazhduar këtë rast dhe insistojmë për të marrë dokumentet dhe sot që flasim akoma nuk japin përgjigje. Më pas ndërhynë dhe morën peng godinën e News24. Edhe sot vazhdojnë edhe mbajnë peng. Vazhdojnë me kërcënime nga më të ndryshmet duke vazhduar në godinat e reja të News24. Kërcënime kemi pasur patjetër, dhe faktet flasin vetë. Kemi raste që është bërë një denoncim. Por nuk ka dashur kurrë të luaj rolin e viktimës. As nuk trembem për të vazhduar rrugën e denoncimit me fakte e prova. Jemi i pari emision që në fillim kur nisëm denoncimim me Ceno Klosin, me fshehjen e pasurisë së tij më pas emisionin e 2 dhe 3 arritëm të gjejmë dosje që ishte e implikuar Belinda Balluku. Është i pari emision Vetting që deklaron me fakte abuzimet që janë bërë tek tuneli i Llogarasë dhe askush nuk flet se si u arritën që 50 milion euro u dhanë për tunelin, është bërë në mënyrë abuzime. Ky vendim është firmosur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Ky fond që është dhënë është dhënë sikur po jepet në kuadrin e një emergjencë. Dhe ne kemi nisur që në fillim. Por të mos harrojmë se janë miliona lekë që janë për Unazën dhe janë miliona lekë që lidhen me zëvendëskryeministren Balluku dhe familjarë të saj. Do të thoja se sot kërkojmë të mbulojnë Ballukun. Por viktima është por këta kërkojnë të shtyjnë pikërisht që të vazhdojnë mbulimin e provave e fakteve”, tha ai.
Më tej shtoi se nuk do ta ndalet me denoncime për zbardhjen e të vërtetës, ndërsa theksoi se është e pafalshme dhe skandaloze se si janë vjedhur pasuritë kombëtare
“Tani po kompletoj dhe dosjet që janë grabitur dhe janë vjedhur sepse ky ishte qëllimi i sulmit të News24. Nuk kemi asgjë personale me Ballukun, por është e pafalshme mënyra se si po grabitet pasuria shqiptare dhe askush nuk ndëshkohet. Në çdo investigim që kemi kryer është e pamundur që të mos të gjejmë një lidhje të Ballukut. Pa llogaritur që kemi inceneratorët e Elbasanit, Fierit e me radhë. Por është për të ardhur keq që institucionet nuk e kanë qasjet siç e kanë gazetarët që kanë denoncuar”, u shpreh ai.
and then