
Arritja e kuotës maksimale e ujit në Liqenin e Ulzës ka bërë që kompania KURUM të nisë shkarkimet. Sipas banorëve të zonës, shkarkimet bëhen gjatë natës për të mos u pikasur nga ata.
Por ajo që është më shqetësuese në këtë situatë, mbetet ndotja e liqenit nga mbeturina që mblidhen që nga Klosi.
Rritja e nivelit të portave pak vite më parë, bën që mbeturinat të mbeten në basenin ujor të Ulzës e të mos kalojnë në liqenin e Shkopetit. Administratori i Njësisë Administrative Ulëz, Eldorin Shpani tha se kompania e cila ka privatizuar hidrocentralin ishte zotuar se do të sillte pajisje për mbledhjen e mbeturinave, por deri tani nuk e ka bërë.
Ndërkohë, Kryetari i fshatit Bushkash, Vasil Kalthi thotë se rritje e nivelit të liqenit po dëmton tokat duke shkaktuar gërryerjen e tyre. Ai shprehet se kompania nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë ndaj komunitetit.
Situata e ndotjes së liqenit të Ulzës mbetet e tillë prej disa vitesh për shkak të rritjes së portave shkarkuese të cilat nuk lejojnë daljen e mbeturinave në liqenin e Shkopetit.
and then